PREZANTOHEN MASAT E REJA EPIDEMIOLOGJIKE

Në përputhje me gjendjen aktuale epidemiologjike në qendrat tregtare, hiqet certifikata COVID, audienca lejohet në aktivitete sportive, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Masat janë të vlefshme deri më 18 shkurt. “Prania e audiencës në garat sportive brenda ambienteve sportive lejohet deri në një të katërtën e numrit të përgjithshëm të ulëseve me posedim të certifikatës COVID, me maskë dhe një distancë prej dy vendesh ndërmjet spektatorëve”, shpjegoi Galliq. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja në fund të vitit të kaluar dhe në javën e parë të janarit të këtij viti, ka pasur një rënie të numrit të rasteve të reja në tri javët e fundit, kështu që numri i rasteve të reja në dy javët e fundit janë ulur me rreth 50%. “Pavarësisht këtyre të dhënave, niveli ditor i sëmundjeve është ende i lartë, ndaj nuk duhet të ketë relaksim”, tha ai. Ai thekson se numri më i madh i analizave bëhet në Mal të Zi në rajon për 1000 banorë, i cili në periudhën paraprake ka zbuluar një numër të madh të rasteve, gjë që tregon për kontroll të mirë të pandemisë. Galliq tha se shpreson që inspektimet po bëjnë më të mirën që munden me të gjitha kapacitetet që janë ngarkuar rëndë që nga fillimi i pandemisë. “Por sigurisht që nuk mund të kryejmë mbikëqyrje adekuate pa qytetarët. Fatkeqësisht, të dhënat për numrin e pacientëve të rinj, të shtrimeve dhe të vdekjeve tregojnë se masat nuk po zbatohen në mënyrën më të mirë, si dhe vaksinimi, i cili duhet të jetë në një shkallë të re”, sqaroi ai.

SHARE