ZYRTARËT UKRAINAS: MBI 10 MIJË TRUPA JANË VRARË NË LUFTË

Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke cituar shefat e ushtrisë së vendit, tha se 10,000 deri në 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftën nëntë-mujore kundër agresionit të Rusisë. Ky është një rast i rrallë që zyrtarët ukrainas japin shifra për viktimat e luftës dhe ato janë shumë më të ulëta sesa vlerësimet e perëndimit. Shifrat e reja u dhanë mbrëmë vonënga Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit Zelenskyy. Sipas tij numri i trupave të plagosura është më i lartë dhe numri i viktimave civile është “i konsiderueshëm”. “Kemi shifra zyrtare nga shtabi i përgjithshëm, kemi shifra zyrtare nga komanda e lartë dhe ato arrijnë në 10,000 deri 12,500-13,000 të vrarë,” tha zoti Podolyak në një intervistë televizive. Zyra e presidentit ukrainas raportoi të premten se të paktën tre civilë u vranë dhe 16 u plagosën në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit dhe se forcat ruse kishin sulmuar nëntë rajone në juglindje të Ukrainës duke përdorur artileri të rëndë, raketa dhe avionë.

SHARE