DUKAJ TAKOHET NË UASHINGTON ME EKIPIN E BYROSË SË HAPËSIRËS KIBERNETIKE TË DEPARTAMENTIT TË SHETIT

Ministri i Administratës publike, Marash Dukaj është takuar në Uashington me ekipin e Byrosë së Hapësirës Kibernetike të Departamentit të Shetit. Në takim Dukaj ka theksuar cilësinë e aleancës dhe bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike. Ai mes tjerash palës amerikane i propozoi modele konkrete për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në lidhje me miratimin e Ligjit për Sigurinë e Informacionit, i cili parashikon themelimin e Agjencionit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. “Përfaqësuesit e Byrosë për Hapësirë ​​Kibernetike të Departamentit të Shtetit falënderuan ministrin Dukaj për propozimet konkrete dhe premtuan se do t’i shqyrtojnë dhe do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i zbatuar ato. Në këtë drejtim u ra dakord që bashkëpunimi të vazhdojë edhe përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë”, thuhet në njoftim.

SHARE