Tomë Ivezaj në bashkëpunim me bashkëatdhetarët me punë të përkohshme në Detroit të SHBA-së, kanë vendosur të përkrahin vëllazërisht shkollën fillore Dacaj me 6 (gjashtë) llaptop të tipit Lenovo për të ju lehtësuar sadopak mësimin online në kushte pandemie me Covid 19.
Tomë Ivezaj i përkrahur nga shumë shqiptarë përtej Atlantikut, kanë ndjerë dhembje të madhe me rastin e dëmit të shkaktuar nga zjarri të kësaj vatre të vetme edukative e arsimore në këtë komunë, ku ndjekin mësimin fëmijet e shqiptatëve të kësaj ane vite me radhë. Institucion publik që ka ruajtur, po ruan dhe do të ruaj identitetin kombëtarë, gjuhën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme.
“Tomë Ivezaj ishte i shoqëruar nga profesori dhe veprimtari i shquar i çështjes sonë kombëtare, z. Anton Sinishtaj nga Tuzi i Malësisë. Dorëzim – pranimi i laptopëve u realizua në prezencë të drejtorit të shkollës z. Haxhi Lajçi, i cili ka falënderuar donatorët, duke ju premtuar se do të vazhdojnë punën me nxënës edhe më me endje në edukimin e gjeneratave,” shkruan Rozhaja Today.