Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme edhe Malin e Zi, njofton sektori i sizmiologjisë i institutit Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.
Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veri të Nënhelmit, një fshat afër Komunës së Tuzit në orën 21.13. minuta “epiqendra e këtij tërmeti ishte në një thellësi prej 22 km”, thuhet në njoftim.
Instituti thekson se bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.
Tërmeti në Mal të Zi vjen në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor është i paqëndrueshëm, për shkak të tërmeteve që nuk kanë të ndalur.