SPAJIQ ME OPOZITËN: TË ARRIHET KONSENSUSI MË I GJERË NË LIDHJE ME ZBATIMIN E REGJISTRIMIT

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq është takuar me përfaqësuesit e disa prej partive parlamentare opozitare: Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake, me të cilët ka diskutuar për kushtet për kryerjen e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe u dhanë sugjerime lidhur me përgatitjen dhe zbatimin e procesit, si dhe u shpreh gatishmëria për të kontribuar në realizimin e regjistrimit si një nga proceset më të rëndësishme për gjurmimin e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për arritjen e konsensusit më të gjerë për këtë çështje të rëndësishme.

Në takim morën pjesë deputetët Danijell Zhivkoviq dhe Nikola Janoviq në emër të Partisë Demokratike të Socialistëve, Damir Shehoviq dhe Boris Mugosha në emër të Socialdemokratëve, ndërsa Partia Boshnjake u përfaqësua nga Ervin Ibrahimoviq dhe Damir Gutiq.

SHARE