Çaji i Gjetheve të Ftoit për Dhimbjet e Barkut

Në shumicën e rasteve, rekomandohet pirja e një deri në dy gota me çaj në ditë.

Çaji i gjetheve të ftoit është pa dyshim një nga kurat më të mira kundër diaresë.

Është një nga kurat e lashta të mjekësisë popullore në shërimin e dhimbjeve të barkut.

Në stinën e vjeshtës dhe dimrit, amvisat shqiptare e përdorin ftoin për përgatitjen e një reçeli të shijshëm dhe gjethet i ruajnë mënjanë për t’i tharë dhe për t’i pasur në gjëndje sa herë që familja ka probleme me dhimbjet e barkut.

Gjethet e thara të çajit mund t’i gjeni në çdo farmaci ose dyqan me bimë medicinale.

Vlerat kurative të Çajit të Gjetheve të Ftoit

Çaji i gjetheve të ftoit përmban shumë vitamina, përfshirë ato B1, B2, B3, B6 dhe vitaminë C.

Ky çaj përmban gjithashtu shumë minerale dhe substance kuruese të cilat e bëjnë atë të pazëvëndësueshëm.

Çaji përmban edhe hekur, kalium, kalcium, magnez, sodium, bakër, mangan dhe shumë minerale të tjera.

Vlerat shëndetsore të këtij çaji, sidomos në lidhje me sistemin tretës janë të provuara shkencërisht.

Përpos kësaj, çaji i gjetheve të ftoit përdoret edhe kundër dehidratimit, për forcimin e sistemit imunitar, kundër anemisë, të ftohurës dhe bronshitit.

Ka të dhëna shkencore që tregojnë se ky çaj është jashtëzakonisht i mirë për të kuruar disa lloje lëndimesh dhe problemesh me lëkurën siç janë djegiet, ekzema, aknet dhe infeksione të tjera.

Çaji i Gjetheve të Ftoit kundër Diaresë

Çaji i gjetheve të ftoit është i famshëm kryesisht për rolin e tij kundër diaresë.

Ai rekomandohet plotësisht nga shkencëtarët edhe për aspektin mirëbërës në të gjithë sistemin tretës. Ai përmirëson tretjen dhe e sjell atë në normalitet.

Përgatitja e çajit

Përgatitja e çajit të gjetheve të ftoit është shumë e thjeshtë.

jaftojnë tre gjethe ftoi dhe 250 ml ujë të zier në një çajnik.

Lërini së bashku për 15 minuta, kullojeni dhe pijeni sa është i ngrohtë.

Përdorimi

Në shumicën e rasteve, rekomandohet pirja e një deri në dy gota me çaj në ditë.

Ndodh që dikush i prekur nga diarea përdor disa çajra të ndryshëm kundër këtyre simptomave në që në shumicën e rasteve kundërveprojnë me njëra tjetrën, shkaktojnë efekte anësore dhe nuk e ndalojnë dot atë.

Çaji me Gjethe Ftoi për Fëmijët.

Nëse dëshironi ta përdorni këtë çaj për fëmijët, atëherë mund t’ua jepni të vegjëlve tuaj pa problem, sepse ky çaj është i sigurt për shëndetin e tyre.

Ky çaj nuk ka efekte anësore, megjithatë duhet të tregoni kujdes nëse atë e shoqëroni me çajra të tjerë ose medikamente kundër diaresë.

Çaji rekomandohet të pihet pa medikamente shtesë.

Çajrat efikasë kundër diaresë

Përveç gjetheve të ftoit ju mund të përdorni edhe çajra të tjerë që janë shumë efikasë kundër diaresë.

Siç janë trëndafili i egër dhe hibiscus të cilat janë të njohura për aftësinë e përmirësimit të funksionit të sistemit tretës.

Çaji i shegës, xhenxhefilit dhe mentes  apo kombinimet e mentes me kamomilin janë gjithashtu efikasë kundër diaresë./AgroWeb.org

SHARE