Finem vjen me “Drill”

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Finem, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Drill” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Hudel Beatz.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkohë u bë nga Arlenn dhe është edituar nga Kleid Balla.

Kjo këngë tashmë është lansuar në të gjithë platformat digjitale, përfshirë edhe kanalin YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Klejdi Dogjani (emri i vërtetë i Finem) po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe po cilësohet si një nga emrat më të pëlqyer në treg.

Ai një muaj më parë solli një bashkëpunim edhe me reperen nga Kosova, Melinda Ademi. /Telegrafi/

SHARE