AXHIQ: URA NUK DO TË VOTOJË PËR TËRHEQJEN E LIGJIT

Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Filip Axhiq, njoftoi se partia që ai përfaqëson nuk do të votojë për tërheqjen e Ligjit mbi Lirinë e Fesë, i cili kërkohet nga Fronti Demokratik (FD) si parakusht për formimin e një qeverie të re. “Ne thamë që Mali i Zi ka nevojë për Ligjin mbi Lirinë e Fesë, por i duhet një ligj modern dhe një ligj që nuk është diskriminues,” tha Axhiq për A1. “Por ligji është i nevojshëm dhe asnjë organizatë fetare, as një individ, person fizik ose juridik nuk mund të jetë mbi ose jashtë ligjit ose Kushtetutës, as Kisha Ortodokse Serbe ose Metropolia e Malit të Zi . Ne jemi absolutisht kundër diskriminimit të cilitdo bashkësi fetare,” theksoi ai.

SHARE