STOLTENBERG: QË NGA PRANIMI NË NATO, DYFISHOHEN INVESTIMET NË MALIN E ZI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Mali i Zi është një shembull se si anëtarësimi në NATO pozitivisht ndikon jo vetëm në siguri por edhe në prosperitetin ekonomik.

“Që nga viti 1999, 13 vende janë bashkuar me Aleancën, duke ndihmuar në përhapjen e demokracisë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.

Që kur Mali i Zi u bashkua vitin e kaluar, investimet e huaja nga vendet e Aleancës janë dyfishuar atje”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp në Bruksel përpara fillimit të takimit të nesërm dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai theksoi se NATO mbetet e angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e kësaj “pjese të rëndësishme të Evropës”.

SHARE