Seria A po përgatitet të marrë një vendim për shkurtimin e periudhës në të cilën stadiumet janë të ndriçuara gjatë ndeshjeve të mbrëmjes për të kursyer energjinë elektrike, shkruan ANSA.
Masa do të zbatohet për ndeshjet nga kjo fundjavë, kur edhe luan Serie A.https://f634d81d5ec862c208eeac6109191f52.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
“Është vetëm hapi i parë. Ne duhet të japim një shembull”, ka thënë presidenti i Serie A, Lorenzo Casini.
Për ndeshjet e mbrëmjes, do të ketë një limit maksimal prej katër orësh të funksionimit të projektorëve të stadiumit.
Për ndeshjet e luajtura gjatë ditës, nga ora 12:30 deri në orën 18:00, sistemet që ndihmojnë gjyqtarët, si VAR dhe teknologjia e regjistrimit të golit, do të ndizen 60 minuta para fillimit, në vend që 90 minuta që ishte më parë.
Seria A po shqyrton gjithashtu masa të tjera për të rritur efikasitetin e energjisë, si instalimi i paneleve diellore në fushat e futbollit./Telegrafi/