Tortë e Shëndetshme me Krepa – Receta Plot Shije

Nepsi për ëmbëlsira ndonjëherë është aq i forte sa nuk mund t’i rezistosh!

Çfare mund ta shuajë atë më mirë së një tortë e ëmbël, e shijshme dhe e shëndetshme?

Ajo që vlen të përmendet është fakti së me këtë recetë as nuk do ju shkojë në mendje të pendoheni.

AgroWeb ju sjell një tortë të moderuar, vetëm me përbërës të shëndetshëm për të kënaqur nevojat tuaja për ëmbëlsira.

Ndiqni me kujdes të gjithë hapat për ta realizuar në shtëpitë tuaja, mbase edhe për të festuar në ditët tuaja të veçanta.

Përbërësit:

  • 1 gotë tërshërë
  • 2 banane pjekura
  • 1 vezë
  • 3lgj qumësht
  • 1lç kanellë, vanilje ose kakao sipas dëshirës
  • 1lgj mjaltë
  • 80ml kos
  • 1 lgj mjaltë
  • Fruta pylli

Përgatitja:

Në një mikser, hidhni të gjithë përbërësit dhe i lini për rreth 3 minuta derisa masa të jetë homogjenizuar.

Ndizni vatrën e sobës në zjarr të mesëm-të lartë dhe pasi të jetë nxehur, vendosni një tigan pak të thellë që nuk ngjit.

Me anë të një letrë kuzhine kaloni mbi tigan një shtresë shumë të hollë gjalpi.

I hapni një masë brumi të hollë në tigan, e gatuani nga të dyja anët dhe e përsërisni këtë hap derisa brumi të mbarojë.

Pasi krepat të jenë ftohur, vendosni një shtresë në një pjatë/pjatancë dhe lyeni me një shtrese të hollë kosi.

Mbivendosni krepat me rradhë duke ndjekur të njëjtën proçedurë.Në shtresën e fundit hidhni kosin e mbetur, përhapeni me anë të një spatule dhe e sperkatni me mjaltë.

Shtojini frutat e stinës sipas dëshirës dhe shijojeni!

Shënim: Ndihuni të lirë të eksperimentoni me servirjen, mund të shtoni reçel apo ëmbëlsues të tjerë si çokollata.

Gjithashtu nëse doni që kremi mes krepave të jetë më i plotë mund të provoni maskarpone ose rikota.

SHARE