GJUKANOVIQ: EVROPA DUHET TË JETË MË E PRANISHME NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Evropa nuk ishte e pranishme sa duhet dhe për fat të keq sot jemi dëshmitarë të ofensivës së gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor, e cila është kundër sistemit të vlerave Evropiane dhe kundër unitetit Evropian, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në seancën plenare të nivelit të lartë “Rivendosja e sienergjisë BE – SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor” në forumin në Prespë. Gjukanoviç përgëzoi për idenë e përurimit të forumit PRESP, tre vjet pas nënshkrimit të fundit të Marrëveshjes së Prespës, e cila ai beson se ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në Ballkan në historinë tonë të fundit. Gjukanoviq tha se lajmi i keq është se kemi një ngërç në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe shtoi se Evropa duhet të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ai theksoi se është shumë e rëndësishme të kthehemi në një pamje më realiste të domethënies gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor. Gjukanoviq gjatë vizitës së tij është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Philip Reeker, ku ka theksuar se anëtarësimi në NATO dhe rruga për në BE është zgjidhja e vetme e duhur për Malin e Zi, e cila nuk ka asnjë alternativë.

SHARE