ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT TË EVROPËS DHE ODIHR DO TË MBIKËQYRIN ZGJEDHJET

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, dhe do të formojë një delegacion prej 22 anëtarësh që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për më 30 gusht.

Ftesës së Kryetarit Brajoviq gjithashtu iu përgjigj ODIHR, misioni i të cilit është vlerësimi i nevojave për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ku do të vijnë në vendin tonë javën e ardhshme.

“Në përputhje me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Parlamentit të Malit të Zi me këtë organizatë për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor, përfaqësuesit e ODIHR do të bisedojnë me deputetë që morën pjesë në punën e Komisionit për Reformën Gjithëpërfshirëse të Zgjedhjeve dhe Legjislacionit tjetër,” thuhet në deklaratë.

Misioni ODIHR gjithashtu do të takohet me institucione të tjera të përfshira në procesin zgjedhor.

Të rikujtojmë se Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi u dërgoi letra zyrtarëve evropianë në fillim të majit, në të cilat ai u bëri thirrje organizatave të tyre që të përfshihen në mënyrë aktive në vëzhgimin e procesit të ardhshëm zgjedhor në Mal të Zi.

SHARE