RUSIA KËRCËNON PËR MARRËVESHJEN E GRURIT

Duke paralajmëruar një kërcënim të ri për sigurinë globale të ushqimit, Kombet e Bashkuara deklaruan se Rusia po kufizon numrin e anijeve të marrin grurin ukrainas në portet e Detit të Zi.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujariq, shprehu shqetësim serioz se vetëm 33 anije u nisën nga portet ukrainase në Maj, gjysma e numrit në krahasim me Prillin.

Eksportet e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore arritën në vetëm 1.3 milionë tonë muajin e kaluar.

Në portin Pivdeni më shumë se 1.5 milion tonë produkte bujqësore janë duke pritur për t’u dërguar në të paktën 10 vende, përfshirë Turqinë, Kinën, Egjiptin dhe Bangladeshin.

Amoniaku është një pleh kimik kryesor dhe Moska dëshiron që Ukraina ta eksportojë nëpërmjet një tubacion nga qyteti rus i Togliatti në portin ukrainas të Odesa-s.

Zëdhënësi i OKB-së u shpreh se një ngadalësim i tillë mund të çojë në një rritje të çmimeve të ushqimeve përfshirë këtu edhe të grurit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kërkoi nga aleatët që të bëjnë presion ndaj Rusisë për të zhbllokuar furnizimet ushqimore.

SHARE