PREZANTOHET PROJEKTI I SATELITIT TË PARË MALAZEZ “LUÇA”

Le të shkëlqejë “Luça” në hapësirë ​​dhe të hapë horizonte të reja për shkencëtarët dhe talentet tona të reja, tha kryeministri Dritan Abazoviq, pas prezantimit të programit hapësinor Luça sot në Qendrën Universitare në Podgoricë.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, i cili theksoi rëndësinë e projektit “Luça” për rrjetëzimin e mëtejshëm të Malit të Zi në nivel ndërkombëtar dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur këtë dhe projekte të ngjashme.

Ai inkurajoi novatorët e rinj të punojnë në zbulime dhe projekte të reja. “Paragjykimet dhe mungesa e vetëbesimit nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin. “Luça” është dëshmi se projekte të tilla janë të realizueshme dhe një lloj nxitjeje që të rinjtë të ndjekin rrugën tuaj”, tha kryeministri.

Për projektin, specifikat e tij, planet si dhe aktivitetet e kësaj organizate në edukimin e të rinjve në fushën e robotikës dhe teknologjisë hapësinore folën përfaqësuesit e organizatës së Malit të Zi për Hulumtime Hapësinore, Filip Joviqeviq, Nina Drakulliq dhe Nikolla Peroviq.

SHARE