VUÇIQ E LAJÇAK DISKUTOJNË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukselit mbetet një pikë kyçe për çdo bisedim të mëtejshëm, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiç njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se pati një “bisedë të hapur dhe të sinqertë” të enjten, më 2 qershor me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas raportimeve dy zyrtarët diskutuan mbi situatën në rajon në prag të mbajtjes së forumit ‘GLOBSEC 2022’ në Bratislavë, Sllovaki, si dhe të gjitha temat me interes në mënyrë që të rifillojë konstruktivisht dialogun me Kosovën. “Ne analizuam arritjet dhe ramë dakord që përmbushja e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit mbetet mesazhi kyç për çdo dialog të mëtejshëm. Unë ritheksova përkushtimin e plotë të Republikës së Serbisë për të vazhduar këtë proces dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

SHARE