FOKUSI ËSHTË NË VAZHDIMIN E ORGANIZIMIT TË SEANCAVE TË PËRBASHKËTA TË QEVERIVE TË MALIT TË ZI DHE SHQIPËRISË

Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi. Siç u njoftua, u theksua se në përgjithësi marrëdhëniet ndërshtetërore janë shumë të mira dhe se ato bazohen në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, aleancës në NATO, si dhe synimeve të përbashkëta në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane. “Në këtë linjë u theksua se një nga prioritetet është vazhdimi i organizimit të seancave të qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku do të diskutohen çështje specifike të bashkëpunimit, duke përfshirë mundësinë e përbashkët të shfrytëzimit të potencialit të Liqenit të Shkodrës”, thuhet në deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Duke folur për integrimet evropiane, u theksua se progresi i Malit të Zi përfaqëson progresin e rajonit dhe shprehet pritshmëria që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pavarësisht ngërçit aktual, së shpejti të marrin një datë për fillimin e negociatave me BE-në. “Gjatë bisedimeve u vlerësua pozita e popullit shqiptar në Mal të Zi, si shtet që krijon një mjedis të favorshëm për realizimin e të drejtave të tyre”, thuhet në deklaratë.

SHARE