SHPALLET FUNDI I EPIDEMISË COVID19 NË MAL TË ZI

Trupi Kordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, shpalli fundin e epidemisë Covid19 në Mal të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disa mujore nga të gjithë në sistem dhe qytetarët tanë. Faleminderit për besimin tuaj,” u njoftua në llogarinë në Twitter të Qeverisë.

Disa masa thuhet se janë hequr, por ndërsa pandemia vazhdon, masat kundër importit të virusit mbeten në fuqi.

Trupi Koordinues Kombëtar shprehu kënaqësi për angazhimin cilësor dhe efikas të të gjithë sistemit shëndetësor dhe të gjithë stafit operacional deri më tani, që është, siç u njoftua, mohimi më i mirë i pretendimeve të pabazuara dhe të pavërteta, të bëra nga adresat më të larta në rajon, ndër të tjera në Mal të Zi janë kryer vetëm teste të shpejta për koronavirusin, dhe se vendi ynë nuk ka laboratorë dhe burime adekuate për testime.

“Qytetarët tanë e dinë dhe shohin se çfarë dhe si bëjmë, kjo është arsyeja pse ata mbështesin në një përqindje të madhe, mbi 90 përqind, gjithçka që Trupi Koordinues Kombëtar dhe Qeveria kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin, por për publikun ndërkombëtar ne njoftojmë se Mali i Zi ka laboratorin më modern, ekspertë të lartë dhe organizatë të shkëlqyeshme. Nëse nuk do të ishte ashtu, ne nuk do të kishim luftuar me sukses epideminë dhe nuk do të ishim vendi i parë në Evropë që arritëm statusin pa të infektuar, d.m.th Corona Free”, u njoftua pas seancës.

TKK, në përputhje me politikën e transparencës së plotë të punës që praktikoi, vendosi të paraqesë para qytetarëve deri në fund të javës të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me pajisjet mjekësore dhe pajisjet me të cilat Mali i Zi doli nga epidemia.

Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi u shpall zyrtarisht më 26 mars.

SHARE