Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare. Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij. Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi. Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada.