SHËROHEN 24O PERSONA, 36 NGA TUZI

Nga rezultatet e djeshme e deri mëngjesit e sotëm në orën 8:30, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 117 mostrave, mes të cilave nuk kishte asnjë rast të infektuar rishtazi me koronavirus.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë mbetet 322.

Numri i të shëruave është rritur, dhe aktualisht është 240.

Duke marrë parasysh të shëruarit, numri i të sëmurëve aktualisht është 75. Numri i të sëmurve sipas Komunave janë:

Podgoricë: 37
Ulqin: 14
Tivar: 8
Plav: 6
Nikshiq: 4
Guci: 3
Tuz: 1
Budva: 1
Herceg Novi: 1

SHARE