REZULTATET PRELIMINARE: MILLATOVIQ 60,1%, GJUKANOVIQ 39,9%

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60.1 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.9 për qind, treguan rezultatet preliminare të 98 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli daljen përfundimtare deri në orën 20:00.  Siç tha kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha, kanë votuar 69,33 për qind e votuesve.

“Kjo shifër përfundimtare mund të ndryshojë”, tha kryetari i KSHZ-së, Nikola Mugosha në konferencën për shtyp.

Ai në konferencën për media tha se përqindja e pjesëmarrjes mund të ndryshojë për faktin se disa komisione komunale zgjedhore kanë filluar mbledhjen e të dhënave pak para orës 20:00.

Në raundin e dytë morën pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjes Evropa Tani, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq.

Të drejtë vote në zgjedhje patën 542.154 qytetarë.

SHARE