DITË PUSHIMI DO TË JENË E PREMTJA, E DIELA DHE E HËNA

Me rastin e festës së ardhshme të Pashkëve, ditë pushimi për të punësuarit e konfesionit katolikë do të jenë e premtja, e diela dhe e hëna. Nga Ministria e zhvillimit ekonomik kanë sqaruar se besimtarët e fesë katolike kanë të drejtë në pushim të paguar për të kremtuar festën fetare, të premten e madhe dhe pashkët. Këto ditë janë e premtja me 2 prill, e diela me 4 prill dhe e hëna me 5 prill. “Organet shtetërore, organet e administratës lokale, institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë detyrë me interes publik, janë të obliguar që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e atyre punëve, ndërprerja e të cilave do të kishte pasoja të dëmshme për qytetarët ose për shtetin,” thuhet në kumtesë.

SHARE