SOT U BË HAPJA E AKSIT RRUGOR NË SKORRAQ

Sot u bë hapja e aksit rrugor Ura e Urrelës (Ura e Nikë Prëlocit) deri te Kisha në Traboin, si dhe nga kthesa në Skorraq deri te shkolla fillore „Bashkimi“.

Ky aks rrugor ka gjatësinë prej 7km me gjerësi 5.5m dhe vlerë 626,631.17 euro.

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ndër tjera për TV Boin tha: “Ky është një investim që është për të ardhmen, besoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, si potencial për zhvillimin e turizmit malor, që e kemi si vizion në hapin e parë. Do të thotë njëherë në infrastrukturë pastaj zhvillimin e resurseve të mëdha që kemi.”

SHARE