Pse ka mikroplastikë në ushqimin tonë?

Mikroplastika është pasojë e jetës moderne sipas studiuesve, të cilët e kanë gjetur pothuajse në çdo kafshatë, me të cilën, ne ushqehemi .

Ndotja nga plastika është një nga trashëgimitë përcaktuese të mënyrës sonë moderne të jetesës, por tani është aq e përhapur saqë po gjen rrugën e saj edhe te frutat dhe perimet derisa rriten.

Mikroplastika ka depërtuar në çdo pjesë të planetit. Ato janë gjetur të varrosur në akullin e detit Antarktik , brenda zorrëve të kafshëve detare që banojnë në llogoret më të thella të oqeanit dhe në ujë të pijshëm në mbarë botën. Ndotja plastike është gjetur në plazhet e ishujve të largët dhe të pabanuar dhe shfaqet në mostrat e ujit të detit në të gjithë planetin. Një studim vlerësoi se ka rreth 24.4 trilionë fragmente mikroplastike në rajonet e sipërme të oqeaneve të botës.

Por ato nuk janë vetëm të kudondodhura në ujë, ato janë të përhapura gjerësisht edhe në tokë, madje edhe mund të përfundojnë në ushqimin që hamë. Padashur, ne mund të konsumojmë fragmente të vogla plastike.

Në vitin 2022, analiza nga Environmental Working Group, një organizatë jofitimprurëse mjedisore, zbuloi se llumi i ujërave të zeza ka kontaminuar pothuajse 20 milionë hektarë (80,937 km katrorë) tokë bujqësore në SHBA me substanca per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të quajtura shpesh “kimike përgjithmonë”, të cilat zakonisht gjenden në produktet plastike dhe nuk prishen në kushte normale mjedisore.

Llumi i ujërave të zeza është nënprodukti i mbetur pas pastrimit të ujërave të zeza komunale. Meqenëse është e shtrenjtë për t’u asgjësuar dhe e pasur me lëndë ushqyese, llumi përdoret zakonisht si pleh organik në SHBA dhe Evropë. Në këtë të fundit, kjo është pjesërisht për shkak të direktivave të BE-së që promovojnë një ekonomi rrethore të mbetjeve. Rreth 8-10 milionë tonë llum ujërash të zeza, prodhohen çdo vit në Evropë dhe afërsisht 40% e kësaj shpërndahet në tokat bujqësore.

Për shkak të kësaj praktike, toka bujqësore evropiane mund të jetë rezervuari më i madh global i mikroplastikës, sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin e Kardifit . Kjo do të thotë midis 31,000 dhe 42,000 tonë mikroplastikë, ose 86 trilionë deri në 710 trilionë grimca mikroplastike, ndotin tokën bujqësore evropiane çdo vit, raporton BBC

SHARE