Funkisonari i PDS-së Nikollë Gegaj, tha se me indinjatë i hedhë poshtë pretendimet e Mitropolitit Amfilohije se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është histori anti-malazeze.
Gegaj shtoi se një deklaratë e tillë është tendencioze, paushale dhe arbitrare. Amfilohije, deklaroi të hënën se vija e demarkacionit nga marrëveshja e demarkacionit me Kosovën paraqet “arterie kryesore për Malin e Zi”.
Mitropoliti Amfilohije gjithashtu deklaroi se nuk mund ta kuptojë se “Mali i Zi kaq lehtë heqë dorë nga Metohija, e cila i përkiste deri në vitin 1945”.
Duke reaguar në këto akuza, Gegaj vlerëson se politika e Amfilohisë, plotësisht e shtypë rolin e një përsoni të kishës.
“Është absurde që një njeri që pretendon të jetë sinqerisht i përkushtuar ndaj misionit të kishës dhe përhapjes së besimit dhe dashurisë në mesin e njerëzve në mënyrë kaq brutale ofendon njerëzit, vendin e tij dhe pretendon të marrë përsipër territorin e shteteve të tjera. Është e qartë se marrja me politikë dhe raportimi i qëndrimeve fyese është bërë praktikë e Mitropolitit Amfilohije, në vend që ti përmbahet kishës, besimit dhe punëve që i përkasin atij”, deklaroi Gegaj për gazetën “Pobjeda”. /TV BOIN/