ANDRIJA MANDIQ KANDIDAT PËR PRESIDENT

Lideri i Demokracisë së Re Serbe (DRS), Andrija Mandriq, do të jetë kandidati i partisë në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit. Ky vendim u votua në bordin kryesor të Demokracisë së Re Serbe, i cili u mbajt sot. Mandiq, siç njofton kjo parti, me atë rast ka theksuar se beson fuqishëm në fitore dhe se pret mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. “Kjo është një betejë për pajtim, kjo është një betejë për të gjithë ata që nuk duan që Mali i Zi të jetë rob i mafies, si dhe ato adresa të huaja që nuk i’a mendojnë të mirën vendin tonë. Ne duhet të kthejmë qendrën e vendimeve – për të ardhmen e këtij vendi në Mal të Zi, prandaj do të bisedojmë me çdo njeri, në çdo komunë, për t’i thënë se jemi të gatshëm ta çojmë vendin tonë përpara”, tha Mandiq. Prandaj, siç është paralajmëruar, iu shtri dora të gjithëve, për një Mal të Zi të bashkuar dhe të pajtuar. Ky vendim u mbështet edhe nga kryesia e Partisë Popullore Demokratike, e kryesuar nga Milan Knezheviq. Kandidaturën për president të Malit të Zi e kishin shpallur më herët lideri aktual i „Evropa Tani“, Milojko Spajiq dhe lideri i Lëvizjes Demokristiane, Dejan Vukshiq.

SHARE