SHUMICA E PUSHIMEVE NGA PUNA NË DYQANE TË VOGLA

Kryetarja e Sindikatës se punëtorëve të tregtisë, Sonja Knezheviq, thekson se nuk kishte ankesa në lidhje me pushimin nga puna të punonjësve në tregje të mëdha për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi corona, por që më të prekurit nga pushimet ishin punëtorët në butike dhe dyqane të vogla familjare. Sindikata bëri thirrje, që punonjësit në tregti të jenë në grupin prioritar për vaksinimin. Në Malin e Zi, 47,000 njerëz punojnë në tregti. Knezheviq tha se nuk ka informacion se sa punëtorë në atë sektor pësuan dëme për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, ajo thotë se në tregjet e mëdha dhe dyqanet ushqimore, sipas të dhënave të tyre, nuk kishte asnjë pushim nga puna, ose të paktën kishte më pak frikë nga humbja e vendeve të punës.

SHARE