RRËSHQITJE MASIVE DHEU NË AUTOSTRADËN NË BRAZIL, 2 VIKTIMA E DHJETRA TË ZHDUKUR

Një rrëshqitje masive dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona , ndërsa ekipet po kërkojnë për dhjetëra të zhdukur. Një masiv i madh balte bllokoi austostradën në shtetin e Paraná, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet. Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikojnë përpjekjet e kërkimit. Autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona dyshohen si të zhdukur. Pamjet ajrore të publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dheut. Ndërkohë ka shqetësime se mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme dheu pasi shërbimi kombëtar i motit ka lëshuar paralajmërime për shi të dendur për shumë shtete në Brazil.

SHARE