Xhiro e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: Gjithçka që është ende në lojë dhe për çfarë luftojnë të gjitha skuadrat

Topi do të rrotullohet në ditën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23 dhe shumë skuadra tashmë e dinë fatin e tyre, ndërsa për shumë të tjerave ende nuk është përcaktuar.

Të jesh kryesues i grupit, të kualifikohesh në 1/16 si i dyti ose thjesht të jesh i treti je pjesë e Ligës së Evropës.


Para së gjithash, le të kujtojmë se si është i strukturuar faza e grupeve i Ligës së Kampionëve dhe çfarë sjell secili vend:

I pari në grup: Vend në vazon e parë

I dyti në grup: Vend në vazon e dytë

I treti në grup: 1/16 e Ligës së Evropës

I treti në grup: Eliminohet nga garat evropiane


Më poshtë i gjeni të tetë grupet dhe situatën e secilit pre tyre, kur ka mbetur vetëm  dhe nga një takim për tu zhvilluar.

Grupi A: Vendi i parë në lojë

Xhiro e fundit: Liverpool-Napoli, Rangers – Ajax.

Napoli: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave. Ata do të jenë të parët në grup nëse shmangin humbjen ndaj Liverpoolit me katër gola ose më shumë.

Liverpool: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave. Ata do të përfundojnë të parët nëse mposhtin Napolin me katër gola ose më shumë.

Ajax: Është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Ata do të përfundojnë në vendin e tretë dhe do të shkojnë në Ligën e Evropës nëse shmangin humbjen ndaj Rangers me pesë ose më shumë gola.

Rangers: Është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Ata do të jenë të tretët dhe do të shkojnë në Ligën e Evropës nëse mposhtin Ajaxin me pesë gola ose më shumë.

Grupi B: Atletico Madridi kërkon Ligën e Evropës

Xhiro e fundit: Bayer Leverkusen – Club Brugge, Porto – Atletico Madrid.

Club Brugge: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, nëse në të dyja ndeshjet barazohen ose nëse Porto humbet nga Atletico.

Porto: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Club Brugge jo, ose nëse barazojnë dhe Club Brugge humbet nga Bayer Leverkusen.

Atletico Madrid: Është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Ata do të përfundojnë në vendin e tretë dhe do të kualifikohen në Ligën e Evropës nëse të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim, ose nëse Leverkusen humbet.

Bayer Leverkusen: Është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Do të përfundojë e treta dhe do të kualifikohet në Ligën e Evropës nëse ata fiton dhe Atletico Madrid jo, ose nëse barazon dhe Atletico humbet.

Grupi C: Dihet gjithçka  

Xhiro e fundit: Bayern Munich – Inter, Viktoria Plzen – Barcelona.

Bayern Munich: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave si lider i grupit. Ata kanë marr të gjitha fitore.

Inter: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave me vendin e dytë.

Barcelona: Do të përfundojë e treta dhe do të luajë në Ligën e Evropës

Viktoria Plzen: Do të përfundojë e katërta dhe është eliminuar nga grat evropiane.

Grupi D: Çmenduri në ditën e fundit

Xhiro e fundit: Sporting Lisbona – Eintracht Frankfurt, Marseille – Tottenham.

Tottenham: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë ose nëse të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim. Tottenham nuk mund të përfundojnë në vendin e katërt dhe do të vazhdojnë në Evropë, pa marr parasysh rezultatet, por gara mbetet të vendoset.

Sporting Lisbona: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Tottenhami humbet. Sportingu do të përfundojë i treti dhe do të luajë në Ligën e Evropës nëse humbin edhe ata dhe Marseille.

Eintracht Frankurt: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse fitojnë. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Tottenhami jo. Eintracht do të përfundojë i treti nëse të dyja ndeshjet mbyllen baras, ose nëse të dy ata dhe Marseille humbasin.

Olympique Marseille: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse fitojnë. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe në ndeshjen tjetër ka barazim. Ata do të përfundojnë të tretët dhe do të luajnë Ligën e Evropës nëse barazojnë dhe Sporting humbet.

Grupi E: Një biletë në lojë

Xhiro e fundit: Milan – Salzburg, Chelsea – Dinamo Zagreb.

Chelsea: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave si lider i grupit.

AC Milan: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse nuk humbasin. Milani nuk mund të përfundojë i katërti dhe do të vazhdojë në Evropë, por mbetet të shihet gara.

RB Salzburg: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse fitojnë. Ata do të përfundojnë në vendin e katërt nëse humbasin dhe Dinamo Zagrebit mund Chelsean.

Dinamo Zagreb: Janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Ata do të përfundojnë në vendin e tretë dhe do të qëndrojnë në Ligën e Evropës nëse fitojnë dhe RB Salzburgu humbet.

Grupi F: Real Madrid, për vendin e parë

Xhiro e fundit: Real Madrid – Celtic, Shakhtar – Leipzig.

Real Madrid: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave.  Real Madridi do të konfirmohet si fitues  i grupit nëse fiton, ose nëse nuk fiton, Leipzig në ndeshjen e tyre.

RB Leipzig: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse shmangIN humbjen. Gjermanët do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Real Madridi jo.

Shakhtar Donetsk: Do të kualifikohen për në raundin e 16 më të mirave nëse fitojnë.

Celtic: Eliminuar nga garat evropiane dhe vendi i katërti është i siguri.

Grupi G: Gjithçka e zgjidhur

Xhiro e fundit: Manchester City – Sevilla, Copenhagen – Dortmund.

Manchester City: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave si lider i grupit.

Borussia Dortmund: Është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave me vendin e dytë.

Sevilla: Do të përfundojë e treta dhe do të luajë në Ligën e Evropës.

Copenhagen: Është eliminuar nga garat evropiane dhe vendi i katërt është i sigurt.

Grupi H: Luftohet për vendin e parë dhe Ligën e Evropës

Xhiro e fundit: Juventus – PSG, Maccabi Haifa – Benfica.

PSG dhe Benfica: Kualifikohen të dyja në fazën e 16- më të mirave të Ligës së Kampionëve. PSG është aktualisht i pari me diferencë të golave (+8 dhe +4) pasi ata barazuan të dyja ndeshjet kundër njëri-tjetrit (1-1). Nëse të dy fitojnë, që është ‘normale’, do të ishte PSG që do të ishte në krye.

Juventus dhe Maccabi Haifa: Janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, luftojnë për nëj vend në Ligën e Evropës. Juventusi është aktualisht i treti dhe fiton me diferencën e përgjithshme të golave ​​(-3 dhe -9) pasi të dyja skuadrat janë të barabarta ballë për ballë.

Nëse fitojnë të dyja ose humbin të dyja, Juventusi të jetë i treti dhe të shkojë në Ligën e Evropës. Cilado skuadër që merr barazim dhe tjera humbjet, ajo do të kalojë tutje në garën e dytë më të madhe evropiane.

/Telegrafi/

SHARE