Këngëtarja e re shqiptare e cila synon tregun ndërkombëtar, Vanesa Sono, ka vendosur që ta sprovojë veten duke marrë pjesë në një kompeticion që zhvillohet në atdheun e saj.
Ajo është prezantuar në festivalin Kënga Magjike këtë vit, me një këngë të quajtur “Do të gjej”.
Kënga e cila është e zhanrit baladë është punuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Boban Apostolov.
Ndërkohë për tekstin është kujdesur tekstshkruesi i njohur, Lindon Berisha.
Vanesa ka pasur një debutim mjaft të suksesshëm në tregun britanik, ku vetëm pak muaj më parë dha një intervistë për BBC, duke folur mbi aspiratat e saj muzikore. /Telegrafi/