Pres që përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm të bartësve të pushtetit legjislativ të arrihet një zgjidhje institucionale, e cila në një të ardhme të parashikueshme do të eliminonte u.d gjendjen e Prokurorisë së Lartë të Shtetit dhe përbërjen e plotë të Këshillit Prokurorial, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Me rastin e Ditës së Prokurorëve të Shtetit, bartësve të prokurorisë dhe punonjësve në prokurori u ka dërguar urime dhe dëshirë për punë të suksesshme të mëtutjeshme. Gjukanoviq theksoi se organizata e prokurorit të shtetit, duke mbrojtur pa kompromis shoqërinë malazeze nga veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, duke zbatuar vazhdimisht rregullore pozitive, duhet të vazhdojë të kontribuojë në “forcimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të institucioneve, arritjen e shtetit ligjor dhe besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit të së drejtës”. “Duke marrë parasysh vlerësimet dekurajuese nga Raporti i KE-së për vitin 2021, Prokuroria e Shtetit, si organ i vetëm dhe i pavarur shtetëror, po përballet me sfida të shumta dhe të ndryshme, tejkalimi i suksesshëm i të cilave do të varet në masë të madhe nga progresi i mëtutjeshëm i vendit tonë drejt arritjes së së objektivit strategjik të politikës së jashtme – anëtarësimit në BE,” shkruan Gjukanoviq në urimin e tij. Funksionaliteti i plotë i gjyqësorit, siç thekson ai, është kusht jo vetëm për ecurinë dinamike të Malit të Zi në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe për vetë kohëzgjatjen dhe mbijetesën e tij.