NOVAKOVIQ: “QEVERIA MOHON MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR OJQ-të”

Qeveria e Malit të Zi, ka shkelur Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Organizatave Joqeveritare në të gjitha segmentet e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe ia ka humbur kuptimin këtij procesit, deklaroi Drejtoresha e Qendrës për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare, Ana Novakoviq.

Sipas Novakoviq, Ligji i obligon ministritë që do të financojnë projektet e OJQ-ve  që deri më 1 qershor të vitit të ardhshëm të propozoi fushat prioritare  dhe për këto të bëjnë konsultime me organizatat joqeveritare.

“Megjithatë, asnjë ministri në vitin 2018 nuk ka publikuar analiza sektoriale brenda afatit kohor të parashikuar nga ligji. Për shembull, Ministria e Drejtësisë publikoi për shembull një analizë sektoriale me gati gjashtë muaj vonesë. Përveç kësaj, dy vitet e fundit me radhë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave nuk propozon fusha për financimin e projekteve të OJQ-ve, pasi që këto organe që dy vite nuk e kanë njohur nevojën për përkrahjen e projekteve të OJQ-v”,  theksoi Novakoviq.

 

SHARE