SHTETET E BASHKUARA DO TË VAZHDOJNË TË MBËSHTESIN MALIN E ZI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojnë të mbështesin Malin e Zi në rrugën Euro-Atlantike, si një mik, partner dhe aleat i NATO-s, tha ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reinke. Ajo e përgëzoi kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, për funksionin e tij në atë pozitë.”Unë pres këtë kapitull të ri të marrëdhënieve tona dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që kemi arritur në dy vitet e fundit,” tha Rising Reinke në mesazhin e saj urues. Ajo tha se është e kënaqur të din që Beçiq është personalisht i përkushtuar për tësiguruar që Mali i Zi të mbetet në rrugën Euro-Atlantike. Si përgjigje, Beçiq falënderoi Raising Reinke për kontributin e saj personal në Malin e Zi në procesin e emancipimit demokratik të shoqërisë.

SHARE