GJELOSHAJ: URIME DITA E KOMUNËS TË GJITHË QYTETARËVE TË MALËSISË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, uroi të gjithë qytetarëve të Malësisë 1 shtatorin – Ditën e komunës së Tuzit.

“Më 1 shtator 2018 hyri në fuqi ligji me të cilin Malësia fitoi komunën, pas gati 3 dekadash pritjeje dhe kërkesash të partive shqiptare, diasporës, organizatave joqeveritare, të cilat u sublimuan si kërkesa të qytetarëve të Malësisë. Sot, Malësia ka Ditën e Komunës, ditën kur filloi zhvillimi dhe rritja e Malësisë ashtu siç të parët tanë trasuan rrugën e saj. Malësia sot feston 6 Prillin e dytë, por këtë herë me laps në dorë dhe bashkim të madhë mbarëmalësor, kudo që ata jetojnë, në Malësi dhe diasporë dhe duke respektuar të gjithë qytetarët e Malësisë, pa dallime! Urime Dita e komunës të gjithë qytetarëve të Malësisë!,” thuhet në urimin e Gjeloshaj.

SHARE