NIMANBEGU: DO TË FLASIM ME PARTITË E PAKICAVE PËR POZICIONIM TONË NË MAL TË ZI

Pas disa dekadash, ndiejmë se jemi diskriminuar në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon, kështu pohon ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu. Në ditët në vijim, Nimanbegu pret të takohet me një koalicion tjetër shqiptar dhe partitë e tjera të pakicës, ku do të diskutohet rreth pozicionimit të shumicës, tha ai për Vijesti. Kur u pyet se si e shihni konfigurimin e shumicës së ardhshme në Malin e Zi, Nimanbegu u përgjigj: “Ky do të jetë një realitet i ri dhe ky realitet do të ketë sfida në drejtim të integrimit Atlantik dhe Evropian, sepse fakti që blloku pro-serb fitoi 37 vende është një rritje e madhe. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë ndryshime që do të kenë një pozicionim të ri në shumë çështje dhe ne si faktor shqiptar në Mal të Zi, do të bëjmë gjithçka për të siguruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik”, tha ai. Fokusi i debateve kryesore në fushatë ishin gjendja ekonomike dhe papunësia dhe këto janë sfidat për qytetarët e Malit të Zi.

SHARE