KE: MARRËDHËNIET E FQINJËSISË SË MIRË JANË NJË PJESË THELBËSORE E PROCESIT TË ZGJERIMIT

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar në Malin e Zi më 2 dhe 3 korrik për një datë të mëvonshme për të siguruar bisedime të suksesshme me bashkëbiseduesit kryesorë në vend, të cilët nuk duhet të mbeten në hije nga zhvillimet e fundit.

Kjo i është thënë CdM-së nga Këshilli Evropian, gjegjësisht Kabineti i Michel, duke ju përgjigjur pyetjes pse u anulua vizita.

Është theksuar se Michel është në kontakt me presidentin dhe kryeministrin e Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq.

Të rikujtojmë se Michel ka ftuar dje në Bruksel presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe kanë thënë se qëndrimi i BE-së është që marrëdhëniet e mira fqinjësore të mbeten gjithashtu element thelbësor i procesit të anëtarësimit.

“Mali i Zi është një lider në procesin e anëtarësimit në BE dhe një partner i rëndësishëm në rajon. Pas Konferencës së rëndësishme Ndërqeveritare të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian dhe IBAR-it pozitiv për kapitujt 23 dhe 24, është e rëndësishme që të qëndrojmë në rrugën e BE-së në të gjitha aspektet”, theksuan nga kabineti i Michel.

Ata deklarojnë se BE-ja dëshiron të shohë përparimin e vendit dhe se fokusimi në reformat e lidhura me BE-në është i rëndësishëm.

SHARE