Prodhuesit nuk ju mashtrojnë, qeset me patate të skuqura janë gjithmonë gjysmë bosh për një arsye të mirë

Nuk ka ajër në to, prodhuesit ju mbrojnë kështu!

Edhe pse shumë mendojnë se prodhuesit lënë qëllimisht më shumë “ajër” sesa patate të skuqura në vetë paketimin, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Duhet të keni komentuar ndonjëherë se sa qesharake është të blesh një qese patate të skuqura në të cilën ka më shumë “ajër” sesa patate të skuqura.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale janë ankuar shpesh për këtë. Bëjnë foto të asaj që kanë blerë, postojnë qeset gjysmë bosh në profilet e tyre dhe tregojnë se bëhet fjalë për një mashtrim të prodhuesit.

Megjithatë, e vërteta është krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit lënë qëllimisht hapësirë në qeset e preferuara të patateve të skuqura për një arsye të mirë. Kjo mbron patate të skuqura nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit dhe trajtimit të ashpër.

Gjatë transportit, qeset e patateve të skuqura grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe “ajri” në to është një mbrojtje e shkëlqyer në mënyrë ato të mos shkatërrohen.

E vërteta është se qeset nuk përmbajnë ajër, por azot. Oksigjeni mund të bëjë që patatet të prishen dhe lagështia në të mund t’i bëjë patatet e skuqura të buta. Për të shmangur këtë, prodhuesit mbushin paketimin me azot, i cili gjithashtu i mban patatet e skuqura të freskëta dhe krokante.

Nëse keni pyetur veten nëse azoti është i dëmshëm, merrni frymë lehtësuese. Rreth 78 për qind e ajrit që thithim është azot!

shutterstock

Ndërsa patatet mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, disa studime kanë treguar se konsumimi i tyre në masë mund të përbëjë rreziqe për shëndetin.

Një studim i vitit të kaluar, përshembull, zbuloi se ngrënia e katër ose më shumë racioneve me patate çdo javë mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Disa ekspertë të Universitetit të Michiganit në SHBA dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendencë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.

Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës. /Telegrafi/

SHARE