HIQEN TARIFAT ROAMING NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Duke filluar nga 1 Korriku, nis aplikimi i modelit “Roam Like At Home”, i cili parashikon heqjen e tarifave Roaming me pakicë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përdoruesit e telefonisë celulare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund përdorin shërbimin Roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre. Rregullorja e AKEP përcakton se operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara Roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për qytetarët, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të Minishengenit Ballkanik më 4 Prill të vitit 2019  nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

SHARE