Qeveria e Malit të Zi në profilin e vetë në Twiter ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve që të bartin maska duke ruajtuar në këtë mënyrë shëndetin e vetë dhe shëndetin e të tjerëve.
Të përkujtojmë se qytetarët janë të obliguar ti mbajnë maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, shitore, tregje , institucione etj si dhe në transportin publik.
Në ambiente të hapura maskat duhet ti mbajnë hoteljerët siç janë kamarierët dhe bankjerët.
Të theksojmë se në mbledhjen e djeshme Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive ka vendosur që në tërë Malin e Zi të ndalohen solemnitetet private siç janë dasmat , mbrëmjet e maturës, festimi i ditlindjeve e të ngjashme.
Ndalohet edhe puna e klubeve të natës , respektivisht e bareve dhe e diskotekave.
Trupi Koordinues Kombëtar po ashtu ka vendosur që ti hap kufijt për hyrjen e nënshtetasve rezident të shteteve anëtare të BE duke mos pasur nevojë të kenë të kryer testin dhe pa nevojë të karantinimit.