JANË SHËNUAR REZULTATE TË DUHURA NË FUSHËN E MBROJTJES TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Mali i Zi , në bashkëpunim me UNICEF-in ka përparur dukshëm në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve , është vlerësuar në takimin e shefit të sapo emëruar të përfaqësisë së kësaj organizate në Mal të Zi Huan Santander me ministrin për punë dhe përkujdesje sociale Kemall Purishiq.

Santander dhe Purishiq kanë biseduar për reformën gjithpërfshirëse të sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të cilën Ministria për punë dhe çështje sociale e realizon me ndihmën profesionale dhe financiare të UNICEF-it tash më tepër se 20 vjetë.

Purishiq ka theksuar se shërbimet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve duhet që në masën më të madhe tu përgjigjen nevojave të shfrytëzuesëve përmes respektimit të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Ato duhet tu ofrohen të gjithë shfrytëzuesëve në mjediset ku ata jetojnë dhe të ofrohen në vazhdimësi dhe në kohëzgjatje të duhur.

SHARE