Gjithçka rreth turneut të CS:GO Global eSports që do të mbahet në Dubai

Global Esports Tour Dubai, i cili do të organizohet nga Esports Management Group, është shpallur me tetë ekipe dhe 250.000 dollarë çmime.

Ngjarja është caktuar të zhvillohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Qendrën Botërore të Tregtisë në datat 9-11 qershor.

Ekipe si NiP, MOUZ, OG dhe Complexity, do të jenë pjesë e listës së ekipeve pjesëmarrëse.

Shtatë nga ekipet e listës janë të ftuara direkt nga organizatori, ndërsa ekipi NASR ka siguruar vendin përmes turneut kualifikues i cili u mbajt në fund të vitit 2021.


Më poshtë e gjeni listën e tetë ekipeve të ftuara për turneun Global eSports Tour:

NiP
MOUZ
OG
Complexity
Tyloo
Movistar Riders
Falcons
NASR


/Telegrafi/

SHARE