ULQIN: PREJ SOT NDALOHET KRYERJA E PUNIMEVE NDËRTIMORE

Sipas vendimit të Komunës së Ulqinit, nga data 1 qershor hyn në fuqi vendimi mbi ndalimin e punimeve ndërtimore në qendër të qytetiti, respektivisht në Ranë dhe në Kala. Në pjesën tjetër të komunës së Ulqinit vendimi vlen dy javë më vonë, respektivisht deri më 15 qershor. Nga Policia Komunale paralajmëruan kontrollin e rreptë të respektimit dhe zbatimit të këtij vendimi.

SHARE