HAPEN KALIMET KUFITARE DHE AEROPORTET

Mali i Zi nga sot ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare rrugore për vendet fqinje, të cilat u mbyllën si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit, si dhe aeroporteve në Podgorica dhe Tivat.

Turistët nga vendet evropiane filluan të hyjnë në Mal të Zi menjëherë pas mesnatës, sapo hyri ne fuqi masa që mundson hyrjen në vendin tonë pa karantinë për qytetarët e vendeve ku shkalla e rasteve aktive të infeksionit të koronavirusit është më pak se 25 për 100,000 banorë dhe që janë banorë të këtyre shtet, u njoftua nga Qeveria.

Lista e vendeve që, tani për tani, plotësojnë kriteret e epidemiologjisë: Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Republika e Irlandës, Republika Çeke, Finlanda dhe Estonia.

SHARE