Sot u plotësuan 14 vite që kur Tomë Bojaj, themeluesi dhe pronari i TV Boin, nuk jeton më.
Para plot 14 viteve ndërroi jetë ky aktivist i denjë dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Ishte kjo një humbje e madhe jo vetëm për familjen Bojaj dhe Televizionin Boin, por edhe për krejt Malësinë.
Toma shumë heret filloi të shqetësohej nga brënga malësore prandaj edhe provoi ta zbusë atë, së pari përmes aktiviteteve me të rinjtë në lëminë e sportit e pastaj edhe përmes regjistrimit të tyre përmes objektivit të kamerës.
Si i apasionuar pas kamerës e me krijimin e kushteve të reja në sferën e informimit shqip, ai aplikoi dhe fitoi lejen për Televizionin e parë dhe të vetëm në gjuhën shqipe në Mal të Zi, TV Boin.
Televizioni Boin dhe stafi i tij pësuan një humbje të madhe me vdekjen e Tomës, mirëpo mediumi megjithatë vazhdoi jetën dhe rrugëtimin siç e kishte planifikuar ideologu i saj, i ndjeri Tomë Bojaj.