ODOVIQ: ZGJATJA E TELEFERIKUT DERI NË CETINË HAP DERËN PËR MUNDËSITË E TURIZMIT

Teleferiku Kotorr – Lovqen do të ketë domethënie të shumëfishtë, jo vetëm për turistët që vijnë në Mal të Zi, por edhe për popullatën vendase, tha ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore Janko Odoviq në hapjen e sezonit të teleferikut Kotorr – Lovqen.

Ministri Janko Odoviq së bashku me kryetarin e komunës së Kotorrit, Vlladimir Jokiq dhe drejtorin ekzekutiv të Teleferikut Kotorr – Lovqen, Mark Cus, morën pjesë në hapjen e sezonit në teleferikun Kotorr – Lovqen.

Ai theksoi se rezultatet e punës së Qeverisë do të jenë krenari për çdo qytetar, sepse çdo përpjekje që synon mirëqenien e Malit të Zi dhe qytetarëve të tij sjell përfitime për mbarë shoqërinë.

Teleferiku, si pjesë kyçe e infrastrukturës turistike, jo vetëm që do të lehtësojë aksesin në zonat malore dhe do t’i lejojë vizitorët të shijojnë peizazhe të bukura, por do të kontribuojë edhe në rritjen ekonomike të rajonit.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e gjithanshme të teleferikut dhe shtoi se kjo do të pasurojë ofertën turistike të Malit të Zi.

“Me zgjerimin e teleferikut në Cetinë, hapen dyer të reja për mundësitë turistike, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kotorrit dhe Cetinës”, tha Odoviq.

SHARE