Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan BrajoviQ uroi 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke përmendur se kjo festë e rëndësishme për historinë e lëvizjes së punës dhe ushtrimin e së drejtës për punë të mirë, festohet këtë vit në kohën e luftës globale kundër virusit korona.
“Së bashku me masat e suksesshme për të mbrojtur shëndetin publik, ne po luftojmë një luftë po aq sfiduese për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe vendet e punës,” tha Brajoviq.
Ai shtoi se institucionet e shtetit, përmes një veprimi të koordinuar, po bëjnë përpjekje për të zbutur pasojat e pashmangshme për ekonominë dhe standardin e qytetarëve.
“Janë ndërmarrë hapa të konsiderueshëm deri më tani dhe janë planifikuar për të siguruar sigurinë shoqërore, dhe me një rishpërndarje të fortë të barrës, shteti ka treguar edhe një herë një shkallë të lartë të përgjegjësisë sociale në këtë fushë,” thuhet në urimin e Brajoviqit.
Edhe pse, tha ai, ka një kohë përpara që do të kërkojë edhe më shumë durim, punë të palodhur dhe mirëkuptim të ndërsjellë, Brajoviq është i bindur se duhet të jemi optimistë.
“Kjo kohë sfiduese ka treguar jo vetëm disiplinën e nevojshme të të gjithë shoqërisë, solidaritetin dhe besimin më të madh reciprok, por gjithashtu krijoi mundësi për iniciativa të reja biznesi. Ne duhet të jemi mbështetja e tyre e fortë, në interes të modernizimit të mjedisit të biznesit, cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve dhe zhvillim të mëtutjeshëm të përgjithshëm të Malit të Zi,” përfundoi Brajoviq.