NË SHKURT, NË MAL TË ZI GATI 40 MIJË TURISTË

Sipas të dhënave paraprake të Monstat, në muajin shkurt janë realizuar 38,39 mijë ardhje dhe 95,94 mijë fjetje turistësh në akomodimet kolektive në Mal të Zi.

“Nga numri total i fjetjeve në akomodime kolektive, 75 për qind janë bërë nga të huaj, dhe 25 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.

Në strukturën e netëqëndrimeve sipas llojeve të vendeve turistike në muajin shkurt, më së shumti fjetje u arrit në qytetet bregdetare 60,4 për qind, kryeqytet 17,6 për qind, qytetet malore 14,4 për qind dhe qytetet e tjera 7,5 për qind.

Objektet kolektive të akomodimit përfshijnë hotele, konvikte, motele, vendbanime turistike, resorte, bujtina dhe kampe dhe nuk përfshin akomodimin individual, të ashtuquajtur privat – akomodim në shtëpi dhe dhoma me qira, si dhe në apartamente turistike.

SHARE