Porsche-ja 911 Turbo e vitit 1997 në pronësi të Denzel Washington shitet mbi 400 mijë dollarë

Makina e mrekullueshme Porsche 911 Turbo e vitit 1997 e aktorit të njohur Denzel Washington u shit mbi 400 mijë dollarë.

Lista e ankandit Bring a Trailer, shpjegon se aktori ka qenë pronari i vetëm i makinës që kur debutoi në fund të viteve 90-ta, transmeton Telegrafi.

Fotografitë tregojnë se makina ka vetëm 29,201 kilometra të kaluara.

Makina vjen me një sërë veçorish, duke përfshirë kontrollin e lundrimit, kontrollin e klimës, ajrin e kondicionuar dhe një stereo Porsche CR-210.

Porsche fillimisht u rendit për 400 mijë dollarë. Më në fund u shit për 405,993 dollarë kur ankandi përfundoi më 30 mars pas dy ditësh. /Telegrafi/

SHARE