NGA KORRIKU, CIGARET JANË 10 CENT MË TË SHTRENJTA

Nga 1 korriku pritet rritje e çmimit prej 10 cent për paketë cigare, ndërsa nuk do të ketë rritje të çmimeve të produkteve të tjera për të cilat po vendoset akciza, njoftoi në Kuvend ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.

Parlamenti i Malit të Zi miratoi mbrëmë ndryshimet në disa ligje financiare dhe tatimore, duke përfshirë rritjen e akcizës për duhanin, si dhe vendosjen e të rejave për ëmbëlsirat – produktet e sheqerit, kakaon dhe akulloret.

Ndër të tjera, ndryshimet në ligj parashikojnë që blerësit e pasurive të paluajtshme mbi 150 mijë euro do të paguajnë taksa më të larta, kompanitë nga zonat offshore do të kenë një taksë në burim prej 30 për qind, si dhe rritja e akcizës për produktet e duhanit po përshpejtohet.

Në seancë, është tërhequr për rishikim propozimi për ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit.

SHARE